
Deda: Liria e medias që u arrit me shumë mund u prish qëllimisht brenda një kohe të shkurtër
02 maj 2025
| 13:22
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Reporterëve pa Kufij ku Kosova ka shënuar një rënie drastike.
Deda ka thënë se kjo rënie është një kthim prapa për 15 vjet, duke e vendosur Kosovën në vendin e fundit në rajon.
Ai ka thënë se diçka që është mbërri me shumë mund është prishur qëllimisht brenda një periudhe të shkurtër kohore.
“Liria e medias në Kosovë shënon kthim prapa për së paku për 15 vjet. Prej vendit të parë në Ballkanin Perëndimor tash jemi të fundit në rajon. Një e arritur që është mbrri me shumë, shumë mund u prish qëllimisht brenda një periudhe të shkurtë kohore” ka shkruar Deda në “Facebook”.