Dedia: Jam i zhgënjyer me institucionet shtetërore, shteti ka dështuar të ofrojë siguri
Mbrëmë pas mesnate vendpunishtja për urën e re në proces ndërtimi u pushtua nga uji duke bllokuar kështu vazhdimësinë e punimeve.
Në një prononcim për Mitrovica SOT, pronari i kompanisë së angazhuar për ndërtimin e urës, “Edi Company”, Jahir Dedia, deklaroi se këtë e ka shkaktuar dora e njeriut me qëllime të caktuara.
Tutje, ai tha se i gjithë materiali brenda është dëmtuar, kanë mbetur të paprekura vetëm dy bagerët.
I pyetur se cili është dëmi i përkthyer në vlerë monetare, ai tha ende nuk mund të dihet me saktësi por se mund të shkojë deri në 100 mijë e me gjasë deri në 150 mijë euro.
“Ne kemi punuar për shtetin” Dedia shprehu zhgënjimin me institucionet shtetërore dhe përsëriti se shteti ka dështuar të ofrojë sigurinë e nevojshme që do të garantonin mbarëvajtjen e punimeve.



