Dehari fton liderët e partive politike për konsultime

27 qershor 2025 | 11:22

Para fillimit të përpjekës së 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka ftuar liderët e të gjitha partive politike për një konsultim paraprak.

Një ftesë e tillë ka ardhur pasi të enjten Gjykata Kushtetuese lëshoi aktgjykimin që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë brenda 30 ditëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asim Gashi, emër i njohur për publikun jo vetëm si…