Dehari sqaron votat e seancës së kaluar: Gërvalla kishte marrë 56 vota, jo 57

22 gusht 2025 | 11:52

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka sqaruar votat e seancës së kaluar.

Në sqarimin e tij, ai ka treguar se është bërë një gabim gjatë numërimit të votave në procesin e votimit të Donka Gërvallës për kryeparlamentare.

“Është bërë një gabim në numërim. 115 deputetë kanë marrë pjesë në votim dhe jo 116 për kandidaten për kryetare, Donika Gërvalla. Votat janë si në vijim: 56 për, kundër 56 dhe kanë abstenuar tre deputetë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës Sërpska (RS) më 22 gusht do të…