Dejona Mihaili linçon me emër e mbiemër të gjithë gjyqtarët e Kushtetueses

08 gusht 2025 | 15:33

Zyrtarja e lartë e Vetëvendosjes, Dejona Mihali, ka reaguar ndaj aktgjykimi të ri të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Ajo në një postim në “Facebook”  ka linçuar të gjithë anëtarët e aktual të Gjykatës Kushtetuese.

Mihaili ka pretenduar se të gjithë gjyqtarët kanë lidhje me partitë e opozitës dhe Listën Serbe.

“Njoftimi që i paraprin Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese normal që nuk mund të jetë ndryshe nga mendimi dhe interesi i përbërjes së Gjykatës. 5 nga 7 anëtarët janë ish koalicioni PAN+Lista Serbe të zgjedhur në 2018. Asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk do të priste diçka tjetër prej tyre. Nexhmi Rexhepi – kryetar, i zgjedhur në 2018. I sponzorizuar nga AAK dhe ish kryeministri i asaj kohe Ramush Haradinaj. Safet Hoxha – nënkryetar, i zgjedhur më 2018. Kryetar i KRPP (organ kontrollues i prokurorimit publik) 2010-2018. I sponzorizuar nga PDK e Nisma. Asambleist i PDK në Kuvendin komunal të Suharekës”, ka shkruar Mihali, duke përmendur edhe gjyqtarët tjerë.

“Bajram Latifi – anëtar i zgjedhur në 2018 i sponzorizuar nga Duda Balje si pjesë e komunitetit boshnjak. Radomir Laban – anëtar i zgjedhur me 2018 i sponzorizuar nga Lista Serbe i mbështetur nga PAN. Remzie Istrefi Peci – anëtare e zgjedhur më 2018 e sponzorizuar nga koalicioni PAN. Enver Peci – anëtar i zgjedhur më 2022 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare Jeton Bytyçi – anëtar i zgjedhur në 2024 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare”, ka shkruar Mihali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muzika elektronike po ngjitet në skenën botërore me një energji…