
Dejona Mihali i kundërpërgjigjet Gjykatës Kushtetuese
Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka reaguar Gjykatës Kushtetuese pasi kjo e fundit i ka quajtur të pamatura deklaratat e Albin Kurtit dhe zyrtarëve tjerë të LV-së kundër këtij institucioni.
Ajo ka thënë se Kushtetuesja “me masën që mori dhe me aktgjykimin që pritet të nxjerrë për Listën Serbe po do ta shndërrojë vendin në etnokraci”.
“Paska reaguar Gjykata Kushtetuese. Rikujtojmë se Kosova është demokraci. Gjykata Kushtetuese me masën që mori dhe me Aktgjykimin që pritet të nxjerrë për Listën Serbe po do ta shndërrojë vendin në etnokraci”, ka shkruar Mihaili dje në “Facebook”.
Ajo ka thënë se Ahtissari “u kujdes deri në pambarim për të garantuar minoritet në Kosovë në kurriz të shqiptarëve”, por sipas saj ai nuk guxoi.
“Po të ishte kjo zgjidhja e kishte shkruar Ahtisaari. Se ai siç e di bota mbarë u kujdes deri në pambarim për të garantuar minoritet në Kosovë në kurriz të shqiptarëve. Por as ai nuk guxoi më tutje. Pse duhet Gjykata Kushtetuese?”, ka shkruar Mihaili.
Akuzat e LV-së, reagon Kushtetuesja: Deklarime të pamatura dhe të dëmshme për zhvillimin demokratik