Deklarata e bujshme e Pamela Anderson: Sylvester Stallone më ofroi një apartament dhe një “Porsche” për një…

05 gusht 2025 | 11:05

“Kjo është oferta më e mirë që do marrësh. Je në Hollywood tani”

Pavarësisht se Sylvester Stallone e mohon vazhdimisht, Pamela Anderson qëndron fort pas deklaratave të saj: aktori i famshëm i kishte ofruar një apartament luksoz dhe një “Porsche” në këmbim të një lidhjeje.

Gjatë një intervistë në “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, 58-vjeçarja kujtoi propozimin që, sipas saj, nuk mund të ishte i trilluar.

“Ishte shumë specifik për të qenë sajesë”, tha Pamela, duke theksuar se Stallone i kishte kërkuar të ishte “vajza e tij nr. 1”. Kur ajo e kishte pyetur nëse kishte edhe një “nr. 2”, ai kishte kthyer: “Kjo është oferta më e mirë që do marrësh. Je në Hollywood tani”.

79-vjeçari i “Rocky”-t i ka hedhur poshtë këto akuza më parë, duke i quajtur “të rreme dhe të sajuara”.

Me nota humori, Pamela shtoi se ndoshta do ta kishte menduar ofertën… nëse bëhej fjalë për një “Shelby Cobra”.

Këto deklarata vijnë ndërsa aktorja është rikthyer në vëmendje për shkak të lidhjes së re me Liam Neeson, me të cilin është afruar gjatë xhirimeve të filmit “The Naked Gun”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka pretenduar se…