Deklaratat për Thaçin dhe Veselin, Shala: Personalitetet si Kurti, historia i njeh si figura pa etikë politike

04 korrik 2025 | 15:31

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka komentuar deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin.

Ai ka thënë se ky shembull është i qartë për “vdekjen e etikës politike”.

Postimi i plotë i Shalës në “Facebook”:

Kur vdes etika politike – rasti Kurti

Personalitetet politike që për një apo më shumë arsye, synojnë të qëndrojnë në pushtet, qoftë edhe për të mbrojtur veten nga ndëshkimi për gabimet e veta, historia i njeh si figura pa etikë politike.

Rasti i Albin Kurtit në Kosovë është një shembull i qartë i vdekjes së etikës politike. Ky fenomen sociopolitik manifestohet përmes dukurive si:

•Rrënimi i humanizmit,

•Autoritarizmi i brendshëm,

•Narcizmi politik,

•Ekstremizmi ideologjik, dhe

•Përfundon në një ego të përbindshme.

Përndryshe, nuk mund të kuptohet dhe as të justifikohet deklarata e tij lidhur me liderët tanë në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe tërë UÇK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim KRASNIQI Shqiptarët e Kosovës po edhe shqiptarët e tjerë…