Delegacioni i LDK-së takohet me të dërguarin e Trumpit, ambasadorin Richard Grenell

03 janar 2020 | 14:11

I Dërguari i Posaçëm i presidentit të ShBA-vë DonaldTrump, ambasadori Richard Grenell, u takua sot në Berlin me delegacionin e LDK-së në përbërje të Agim Veliut, nënkryetar i LDK-së dhe Avdullah Hotit e Skender Hysenit, anëtarë të Kryesisë së LDK-së.

Gjatë bisedës, ambasadori Grenell ka inkurajuar delegacionin e LDK-së që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë.

“Ambasadori Grenell, po ashtu, ka kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin e LDK-së.

Delegacioni i LDK-së e njoftoi ambasadorin Grenell për përpjekjet që po bëhen për të arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova qëndron…