
Deliu-Kodra: E vërteta për bllokimin e institucioneve është e qartë dhe ka një emër, Albin Kurti
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas sulmit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Deliu-Kodra thotë se kryeministri në detyrë kur përballet me sfida apo dështime, sipas saj, ai gjithmonë tenton të gjejë fajtorë të tjerë, sipas saj, siç është duke bërë tani me Kushtetuesen.
“Albin Kurti, si gjithmonë, kur përballet me sfida apo dështime, tenton të gjejë fajtorë të tjerë. Tani ai po akuzon Gjykatën Kushtetuese dhe partitë opozitare për vonesat në konstituimin e Kuvendit, duke injoruar shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai dhe partia e tij”, ka shkruar deputetja.
E njëjta thotë se e vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë dhe ka vetëm një emër, e që sipas saj është Albin Kurti.
“E vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë: përgjegjësia ka një emër, Albin Kurti. Të tjerat janë propagandë e pastër”, u shpreh Deliu-Kodra.