
Deliu-Kodra: Kurti prej që është betuar si deputet i ka 109 asistentë – kundërligjshëm
09 qershor 2025
| 12:59
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas publikimit të listës së asistentëve të deputetëve të kësaj legjislature, ndonëse ende nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës.
Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti prej kur është betuar i ka 109 asistentë.
“Meqë po flasim për asistentët, besoni ose jo, deputeti Albin Kurti, prej që është betuar, i ka 109 asistentë, kundërligjshëm, në Qeverinë që e ka uzurpuar që nga 9 shkurti!”, ka shkruar Deliu.
Postimi i plotë: