Deliu: Me PDK-në dhe Naim Fetahun, Podujeva do t’i bashkohet komunave të zhvilluara

22 nëntor 2020 | 15:01

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se qyteti i Podujevës do t’i bashkohet komunave të zhvilluar me kandidatin për kryetar të kësaj partie, Naim Fetahun.

Zgjedhjet në këtë komunë do të mbahen më 29 nëntor.

Deliu përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se qytetarët në Podujevë janë të dëshpëruar nga mungesa e vëmendjes së udhëheqjes komunale.

“Për çdo gjë ekziston hera e parë! Këtë e ndjeva në Podujevë. Takova një vullnet të jashtëzakonshëm për të bërë ndryshimin. Përjetova mes qytetarëve një energji të fuqishme për t’i dhënë dinamikë zhvillimit të komunës së Podujevës. Të dëshpëruar nga mungesa e vëmendjes së udhëheqjes komunale ndaj nevojave të tyre, qytetarët i janë drejtuar adresës së vetme që ka dëshmuar realizimin e projekteve të mëdha me ndikim rrënjësor në përmirësimin e mirëqenies qytetare dhe imazhit të vendit. Besimi i qytetarëve do të shpërblehet për herë të parë! Me PDK-në, dhe Naim Fetahun Podujeva do t’i bashkohet komunave të zhvilluara”, ka shkruar Deliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Evertonit ka shijuar me në fund fitoren në…