Dellova viziton Ambasadën e Kosovës në Bullgari
07 nëntor 2025
| 16:57
Diplomati i Kosovës në Bullgari, Bujar Desku ka pritur sot yllin e Kosovës, Lumbardh Dellova para derbit të madh bullgar ku skuadra e Dellovës, CSKA ndeshet nesër me Levskin.
Dellova është ftuar nga Franco Foda edhe për ndeshjet e Kosovës që i luan me Slloveninë dhe Zvicrën, në kuadër të kualifikimeve për Botëror.
“Ishte kënaqësi të presim lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova! I uruam suksese në ndeshjet e ardhshme të kualifikimeve për Botërorin me Kombëtaren më 15 dhe 18 nëntor, si dhe në derbin lokal, CSKA vs Levski, që zhvillohet nesër”, ka shkruar Desku.



