Demaku i PDK-së: Nuk votojmë asnjë kandidat të LVV-së për formimin e Qeverisë

07 nëntor 2025 | 13:25

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka thënë se deputetët e këtij subjekti politik nuk kanë votë për asnjë kandidat nga LV-ja për formimin e qeverisë së re.

Në një deklaratë për “RTV21”, deputeti Demaku ka thënë se edhe nëse kontaktohet individualisht nga ndonjë zyrtar i LV-së për ta kërkuar votën e tij, nuk lëviz nga qëndrimi i PDK-së.

“Qëndrimi i PDK-së është i qartë se nuk e votojmë asnjë kandidat të LV-së për kryeministër. Edhe nëse më kontakton dikush individualisht, unë jam brenda këtij qëndrimi të PDK-së dhe nuk lëvizi nga ky qëndrim”, ka thënë Demaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë…