Demi: Gjeneratës sime i është servu një histori e rreme e cila i përshtatej komunizmit

12 nëntor 2023 | 15:30

Kështu shkruan Agron Demi për “Kujtimet” e Eqrem bej Vlorës dhe historinë që e kan mësuar gjeneratat e kaluara.

Kur i lexon “Kujtimet” e Eqrem bej Vlores, ashtu sikurse librat e Noel Malcolm, Oliver Schmitt e shumë historianëve të huaj, e kupton që historinë që e kemi mësu gjatë shkollimit e kemi mësu krejtë gabim. Gjeneratës time i është servu një histori e cila i përshtatej komunizmit. Ajo histori lartëson cubat, revulucionin Leninist te Nolit, e hajnat e pronës private; gjersa demonizon të pasurit të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në histori, demonizon Zogun duke e paraqitë vetëm si tradhtarë, kurse  fshinë komplet nga hiostoria një klasë bejlerësh të cilët u aktivizuan për pavarësimin e shqiptarëve.

Me një mjeshtëri impresive, Eqrem bej Vlora përshkruan ngjarjet para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, luftën e cubave për të ndarë territoret shqiptare, e deri edhe tek kryeneqësinë e Ismail Qemajlit për të kantonizu Shqipërinë, vetëm e vetëm që të mund së paku të ishte dikushi në rrethinën e Vlorës.

Disa përshkrime që ai bën në libër, janë sikur me i përshkru shqiptarët më 2023:

“Shqiptari ka prapa një traditë mijëvjeçare kapadaillëku dhe dhune, ndaj edhe heronjtë e udhëheqësit e tij nuk mund t’i përfytyrojë ndryshe, veçse të pajisur me këto veti. Kënga popullore nuk i këndon mendjelartëve, shpirtmirëve, zemërdhemshurve, por mburr hakmarrësin, trimin, të pamëshirshmin, të dhunshmin dhe intrigantin.”

“Fjalimet patriotiko-demagogjike nuk kanë nevojë as të përgatiten, as të jenë logjike. Për të pasur sukses, mjafton që ato ti serviren publikut të duhur, në çastin e duhur dhe me emfazën e duhur.”

“Tri herë jam gjykuar për shkak të kësaj dashurie tekanjoze me emrin Shqipëri: një herë prej turqve, sepse e dashuroja atë si shumë; një herë prej rebelëve fanatikë myslimanë, sepse nuk e urreja; dhe tani prej vetë bashkëqytetarëve të mi, sepse nuk e dashuroja sa duhet!”

“Në Shqipëri, atëherë sikundër edhe sot, mund të jetë dikushi vetëm ai që ka ndikim në organet shtetërore, pra ai që ka pushtet.”

Esat Pasha: “Ah more nipçe, sikur të dija vetëm gjysmën e atyre që di ti, do të isha bërë mbret.”

Eqremi: “Jo, nuk do të ishe bërë as ky që je sot (minsitër i brendshëm). Sepse dijet prodhojnë frenime dhe vetëpërmbajtje, këshillojnë kujdes, të detyrojnë të jesh i matur dhe i arsyeshëm – të gjitha këto pengesa për një karrierë aventureske.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muret, shkallët dhe disa dyer e dritare i kanë rezistuar…