
Dënime me nga 150 euro për dy shoferë që tejkaluan në vijë të plotë
14 qershor 2021
| 11:38
Policia e Kosovës nëpërmjet videove dhe fotografive të publikuara në mediat online ka pranuar informata për pjesëmarrës në trafik të cilët kanë kryer kundërvajtje rrugore, duke bërë tejkalim në vijën e plotë.
Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësve, me ç‘rast atyre u janë shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik.
Policia ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar dhe kontributin e dhënë në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht ka apeluar për pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut për një siguri më të madhe në rrugë.