
Dënohet Tahir Lushtaku
08 shtator 2021
| 13:51
Komisioni Disiplinor i FFK-së pasi ka analizuar procedurat disiplinore të hapura nga Komisioni i Garave, ka marrë vendim për ta dënuar trajnerin e Drenicës, Tahir Lushtakun. Trajneri i skuadrës kuqezi është dënuar me dy ndeshje.
“Kryetrajneri i KF Drenica, Tahir Lushtaku, në minutën e 83-të në ndeshjen Dukagjini-Drenica hynë në fushë dhe fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 42 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me dy ndeshje mos udhëheqje të ekipit, sipas radhës të organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin e FFK-së.