Deputetët e infektuar e të shëruar nga Covidi bëhen bashkë

30 korrik 2020 | 21:22

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka postuar një fotografi ku shihen katër deputetë nga tri grupe të ndryshme parlamentare në Kuvend, të cilët tashmë janë shëruar nga Covid-19.

Në fotografinë e publikuar janë deputetët: Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rasim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës.

Krasniqi ka shkruar “Covid-Free”, me çka ka lënë të kuptohet se katër deputetët të cilët kishin rezultuar pozitiv me koronavirus, tashmë janë shëruar dhe po paraqiten në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës në seancën që mbajti sot shqyrtoi buxhetin e Kosovës, ku edhe u miratua projektligji për buxhetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës…