Deputetët kërkojnë që të rritet personeli për auditor të brendshëm

25 tetor 14:31

 

Pas miratimit në parim të Projektligjit për Pagat të Sektorit Publik, seanca vazhdoi me shqyrtimin e raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017, ku përfaqësues të Qeverisë thanë se ka përmirësime, ndërsa deputetët thanë se ndryshimet janë shumë të vogla dhe patën disa kërkesa për Ministrinë e Financave.

 

Ministri i Financave, Bedri Hamza duke paraqitur raportin vjetor të sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017, para deputetëve, ka thënë se informatat që dalin nga pyetësori vetvlerësues, monitorimi dhe analizat e bëra, është një përmirësim në të gjitha komponentët e menaxhimit të kontrollit të brendshëm.

 

 

“Numri i auditorëve të brendshëm është rritur për 30 për qind apo nga 98 në 128. Njësitë e auditimit të brendshëm gjatë vitit 2017 kanë kryer 497 auditime të brendshme që krahasuar me vitin 2016 kemi një rritje të auditimit të kryera nga 492 nga 497. Çështjet për adresim në të ardhmen lidhur me menaxhimin financiar e kontrolli janë si në vijim; ka nevojë për përmirësim në procesin e planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit, rritjen e efikasitetin e proceseve që lidhen prokurimin publik, rekrutimin e stafit të brendshëm për auditim të brendshëm, mirëmbajtjen e regjistrit të pasurisë, raportimin dhe arkëtimin e të hyrave, nxjerrjen e procedurave për parregullsi, avancimin e proceseve që lidhen me teknologjinë informative, si dhe nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme që standardizojnë proceset e brendshëm te secila organizatë buxhetore”, ka thënë Hamza.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është duke marrë…