Deputetët në mbështetje të fushatës “Ti je një luledielli”

08 mars 17:32

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit, deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë veshur bluzat e Albana Osmanit, me mbishkrimin “ti je një luledielli”, që ka për qëllim mbështetjen e fëmijëve kosovarë që vuajnë nga sëmundjet e gjakut, leukemisë dhe kancerit.

Osmani me të filluar seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës ka bërë fotografi me të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, përjashtuar ata të Lëvizjes Vetëvendosje!, të cilët refuzuan të bëjnë fotografi të përbashkët.

Këto bluza me mbishkrimin “ti je një luledielli” shiten 20 euro dhe nga fitimet e tyre mblidhen fonde për fëmijët në nevojë. “Të gjithë bashkë për ardhmërinë, për fëmijët!!”, ka shkruar Albana Osmani në mbishkrimin e fotografisë.

Arbisa SHEFKIU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka zhvilluar të…