
Deputetët nesër mblidhen sërish për konstituimin e Kuvendit
16 maj 2025
| 17:05
Për të 17-ën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër (e shtunë) në përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.
Seanca do të nisë në ora 10:30, vetëm 48 orë pas asaj të fundit që u ndërpre pa rezultat.