Deputeti Berisha takon në hapësirat e Kuvendit studentët e Fakultetit Juridik

18 dhjetor 2024 | 18:00

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, sot ka takuar në hapësirat e Kuvendit të Kosovës studentët e prirë nga Këshilli Studentor nga Fakulteti Juridik.

Berisha tha se ky takim shërbeu si një platformë e hapur për diskutim mbi çështjet dhe temat që ata i konsiderojnë me rëndësi për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale, si dhe për shoqërinë tonë në tërësi.

“Diskutuam rreth sfidave dhe mundësive që studentët hasin gjatë studimeve të tyre, për rëndësinë e rolit të tyre në zhvillimin e shoqërisë demokratike, dhe për mënyrat se si Kuvendi i Kosovës mund të ndihmojë në përmirësimin e kushteve për edukim dhe fuqizimin e rinisë. Energjia, idetë dhe pasioni i tyre për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë janë inspiruese. Ky takim shërben si model për fillimin e një dialogu të vazhdueshëm dhe bashkëpunues, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së rinisë në proceset vendimmarrëse. Faleminderit për angazhimin tuaj dhe për vizionin që sillni. Bashkë, mund të ndërtojmë ura që lidhin idetë me veprimin, për të mirën e përbashkët. Ju uroj suksese të vazhdueshme në çdo hap tuajin!”, ka shkruar deputeti Berisha në “Facebook”, i cili edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit është kandidat për deputet në listën e PDK-së me numër 67.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shenjë të kremtimit të festave të fundvitit, të mërkurën,…