Deputeti i LV-së nga Malisheva thotë se Nismës nuk i takon pozita e kryeparlamentarit

23 korrik 2025 | 15:30

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Valon Hoti, pa ia përmendur emrin, ka vlerësuar se Nismës Socialdemokrate nuk i takon posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Hoti, i cili është nga Komuna e Malishevës, ka theksuar se ky post nuk i takon Fatmir Limajt.

Ai ka shkruar në “Facebook” se Nisma nuk do ta ketë postin e kryeparlamentarit.

“I dyti dhe i treti që bashkë s’bëjnë sa i pari, thonë që t’i merret e drejta të parit, kurse më pak se gjysma e të katërtit kërkon që ta marr për veti postin e kryeparlamentarit. Nuk e meritoni, nuk ju takon, nuk do ta keni”, ka shkruar Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Victor Gyokeres është tashmë zyrtarisht futbollist i Arsenalit. “Topçinjtë”…