Deputeti i LV-së: Propozimi për seancë një herë në javë ishte gabim

21 maj 2025 | 08:44

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj ka thënë se propozimi që të thirret seanca konstituive një herë në javë ka qenë gabim.

Një propozim të tillë e ka dhënë kryesuesi i seancës, Avni Dehari në seancën e 17 majit.

Ai këtë e ka arsyetuar mbi deklaratat e përfaqësuesve të partive opozitare se seancat çdo 48-orë nuk po japin rezultat.

Por, Rexhaj ka thënë se për të ishte gabim pasi siç ka thënë ai, deputetët obligohen që edhe gjatë festave të mbajnë seancë nëse kërkohet.

“Ndoshta ka qenë gabim, për mua po. E pash që edhe në kohë të festave ne duhet të mblidhemi që ta kryjmë një detyrë që nga kanë obliguar qytetarët e Kosovës”, ka thënë Rexhaj ne teve1.

Ky propozim ishte kundërshtuar nga partitë opozitare duke thënë se është shkelje e rregullores së Kuvendit.

Propozimi i Deharit ishte mbështetur nga LV.

Rexhaj tutje ka thënë se partitë opozitare do duhej të vepronin në aspektin institucional dhe ta votojnë kandidaten e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Belgjika është gati të dërgojë trupa në Ukrainë sapo të…