
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami mbështet nipin e Hashim Thaçit për Asamblenë e Prishtinës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka shprehur publikisht mbështetjen për nipin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Albin Thaçin, i cili garon për asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Behrami vlerësoi se, ndonëse familjarët e figurave të njohura politike shpesh përballen me sfidën e tejkalimit të ndikimit të të afërmve të tyre, Albin Thaçi po dëshmon kapacitet të plotë për të ndërtuar një profil të pavarur politik.
“Albin Thaçi çdo ditë po dëshmon se e ka kapacitetin, dijen dhe energjinë për të dhënë kontribut në ruajtjen e trashëgimisë politike të axhës dhe njëkohësisht për ta ndërtuar personalitetin e vet politik”, tha Behrami.
Ky është postimi i plotë deputetit Behrami:
Familjarët e personaliteteve historike shpeshherë e kanë të vështirë të dalin nga graviteti, ndikimi dhe aura e tyre!
Megjithatë, nipi i presidentit Thaçi, Albin Thaçi, çdo ditë po dëshmon se e ka kapacitetin, dijen dhe energjinë për të dhënë kontribut në ruajtjen e trashëgimisë politike të axhës dhe njëkohësisht për ta ndërtuar personalitetin e vet politik.
Albin Thaçi në këto zgjedhje lokale është kandidat për asamblist me numër 26 në Listën e PDK-së në Prishtinë.
I lindur dhe i shkolluar në Vjenë të Austrisë, i rritur në Prishtinë, ai do të sjellë një përvojë të jashtëzakonshme në Asamblenë e Prishtinës.
I ftoj të gjithë miqtë dhe mbështetësit e mi në Prishtinë që ta votojnë Albin Thaçin për një kryeqytet më të zhvilluar dhe më modern.
Suksese, Dosti!