Deputeti i PDK-së: Kjo çka po ndodh është kapje e shtetit për interesa të një personi

29 qershor 2025 | 12:32

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se është e turpshme ajo që po ndodh me Kuvendin dhe me shtetin tonë.

“Kjo është kapje e shtetit për interesa të një personi, është shkelje e Kushtetutës, dhe duhet t’i kthehemi rendit të ditës, të propozohet një kandidat që i merr votat, dhe të krijohen institucionet e vendit. Devijimi i rendit të ditës nga Kryesuesi është shkelje e Nenit 8 të Rregullores së Kuvendit. Paragrafi 4 i Nenit 8 të Rregullores së Kuvendit ka përcaktuar në mënyrë taksative dhe formale rendin e ditës për Seancën Konstituive. Kjo renditje përbën përmbajtjen kryesore dhe të vetme të asaj seance, dhe duhet të respektohet me përpikmëri nga Kryesuesi”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë seancës së sotme në tentativë për konstituimin e legjislaturës…