Deputetja e LV-së: Qe tri javë po presim përgjigjen e Kushtetueses, s’besoj që po veprojmë jashtligjshëm

02 qershor 2025 | 12:08

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka theksuar se “janë bërë tri javë”, prej kur Gjykata Kushtetuese është pyetur lidhur me votimin e fshehtë, të propozuar nga LV-ja për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ajo ka thënë pas dështimit të serishëm të seancës konstituive se nuk beson se kanë vepruar “jashtëligjshëm”.

“Ndërkohë që, më lejoni ta përmendi edhe një gjë shumë të rëndësishme: sot janë bërë tri javë që kur një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka dërguar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar pikërisht çështjen e procedurës së votimit të fshehtë, ndërkohë që ne mbesim ende sot pa një përgjigje prej Gjykatës Kushtetuese për atë se si duhet të vazhdojnë tutje deputetët e Kuvendit të Kosovës”.

“Nuk besoj që kemi bërë një veprim të jashtëligjshëm. Megjithatë ne po presim përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese për të na treguar se si do të vazhdojmë tutje”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Armando Broja nuk arriti të lë gjurmë në skuadrën…