Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, e frustruar me dështimet e seancave konstituive të Kuvendit

11 maj 2025 | 12:30

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka komentuar mbi situatën e cila po ndodh tash e 14-të herë në Kuvendin e Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ajo thotë se si deputete ndjen frustrim që nuk mund të ndërhyjë në një proces që po dëmton seriozitetin e institucionit.

“Pas kaq shumë dështimesh për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, është bërë e qartë: Parlamenti nuk e dëshiron kandidaten aktuale për kryetare të Kuvendit. Si deputete, ndjej frustrim që nuk mund të ndërhyj në një proces që po dëmton seriozitetin e institucionit. Por, për mua është parimore të respektoj rregullat dhe procedurat e Kuvendit, si dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, këtë standard nuk po e mban udhëheqësi aktual i seancave. Respekti për institucionet nuk tregohet me fjalë, por me vepra!”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i ekipit të Skocisë dhe ‘Irlandez Lions’, Sir Ian…