
Deputetja franceze në Parlamentin Evropian kundërshton liberalizimin e vizave dhe zgjerimin e BE-së me Kosovën
Deputetja franceze në Parlamentin Evropian, Dominique Bilde ka thënë se nuk e përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ka bërë thirrje të mos hiqet regjimi i vizave për kosovarët,
Ajo ka shkruar Twitter se refuzojnë zgjerimin e BE-së me Kosovën.
“Ne e refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre. Është koha për të ndaluar këtë çmenduri”, thuhet në publikimin e saj.Franca konsiderohet si një prej vendeve skeptike për heqjen e vizave për Kosovën.
Pas kësaj ka reaguar eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën për Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duke thënë se shumica në Parlamentin Europian mbështesin Kosovën në përpjekjen për të bashkëpunuar me BE-në.
Von Cramon ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.
“Për fat të mirë, shumica e kolegëve tanë janë më të mirëinformaur dhe mbështesin Kosovën në përpjekjet e tyre për të bashkëpunuar me BE-në. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe qytetarët e saj meritojnë, si të gjithë evropianët e tjerë, të lëvizin lirshëm”, ka shkruar Viola Von Cramon.
Heureusement, la majorité de nos collègues dans @europarl_fr sont plus savants et soutiennent 🇽🇰 dans leur effort pour coopérer avec 🇪🇺.#Kosovo a rempli tous les critères de #visaliberalisation et ses citoyens méritent, comme tous les autres Européens, de se déplacer librement. https://t.co/gLQ8rsN0jz
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) July 8, 2022