
Deputetja Musliu: Sa herë vendi ka nevojë për aleancë, Albin Kurti zgjedh konfliktin
12 shtator 2025
| 14:56
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas goditjes së madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Kosovës, me pezullimin e dialogut strategjik.
Musliu ka shkruar në “Facebook” se misioni i Albin Kurtit është sabotimi dhe izolimi i Kosovës.
Ajo ka thënë se “sa herë që vendi ka nevojë për stabilitet e aleancë me partnerët, Albin Kurti zgjedh konfliktin”.
“Çka tjetër duhet të bëjë ky njeri për të na bindur se misioni i tij i vetëm është sabotimi dhe izolimi i Kosovës?”, ka shkruar Musliu.