Deputetja Shqipe Selimi dhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni vizitojnë RC Cola

26 shtator 2025 | 10:26

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Selimi ka njoftuar se së bashku me kandidatin për kryetar të Gjilanit, Alban Hysenin kanë vizituar kompaninë RC Cola në Gjilan.

“Së bashku me kryetarin aktual dhe të ardhshëm të Gjilanit, Alban Hyseni, vizituam kompaninë RC Cola, një ndërmarrje me potencial të madh për zhvillim dhe hapje të vendeve të reja të punës.”, ka shkruar Selimi në njoftimin e saj. Deputetja Selimi ka thënë se prioritet i kryetarit Hyseni është mbështetja e bizneseve lokale.

“Mbështetja për bizneset lokale është çelësi i zhvillimit ekonomik dhe i krijimit të perspektivës për të rinjtë tanë.”, ka thënë tutje Selimi.

LVV 105 ✅

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kongresmeni amerikan, Keith Self, ka zhvilluar një takim me presidenten…