
Dërgohet pa shenja jete një person në QKMF-në e Malishevës
Një person është dërguar pa shenja jete nga familjarët e tij në QKMF të Malishevës.
Kështu është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Shehremet Elezaj, i cili ka thënë se me rastin po merren njësitë relevante të Policisë.
Elezaj ka bërë me dije se në konsultim me prokurorin e shtetit, është hapur rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.
“Sot me datë 30 korrik 2025 rreth orës 09:15 jemi njoftuar se nga fshati Lladroviq-Malishevë, një person mashkull i moshës madhore, nga familjarët, është dërguar në QKMF Malishevë pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit. Në konsultim me prokurorin e shtetit, është hapur rast ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka deklaruar Elezaj.