Deri në orën 18:00 dalja 40.91 %, qendrat e votimit në Shqipëri mbyllen në 19:00

11 maj 2025 | 18:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18.

Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 40.91% nga 2423 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 4.6% më shumë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 18 ka qenë 45.48%./TCH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të rralla i ka paraqitjet Kryekomandanti i UÇK-së, Udhëheqësi i…