Dëshmia e Clarkut, Haradinaj: Po bëhet për drejtësinë e luftës dhe të njerëzimit
18 nëntor 2025
| 10:56
Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Lidhur me këtë, ish-nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur në emisionin “Ora 7” në “Klan Kosova”, duke thënë se dëshmia e Clarku sjell qartësi dhe drejtësi historike për veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Uroj që ata që deri më sot nuk besuan në UÇK-në dhe e ndryshuan mendimin, tash të kthehen dhe të besojnë. Clarku nuk po bën asgjë të jashtëzakonshme, ai vepron për të vërtetën, për Amerikën, për të drejtën e luftës dhe të drejtën e njerëzimit”, ka deklaruar Haradinaj.



