Dëshmitari pro Thaçit në Hagë: UÇK-ja kishte përbërje heterogjene

22 shtator 2025 | 11:35

John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, është duke dëshmuar para Gjykatës Speciale atje.

Duncan i cili ka qenë këshilltar politik i ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, deklaroi sot se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte përbërje heterogjene dhe se përbëhej nga njerëz me përvoja dhe motive të ndryshme.

“Kur filloi të përshkallëzohej spastrimi etnik, përbërja e pjesëtarëve kryesorë ishte shumë e larmishme: kishte ish-ushtarë të Armatës jugosllave, juristë, mjekë, gazetarë dhe njerëz të tjerë, disa me familje të keqtrajtuara. Arsyeja që morën armët, ndryshonte nga personi në person”, tha Duncan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, ka gjetur rrugën e…