
Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës
05 janar 2022
| 12:08
Për një votë sërish ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Edhe në raundin e dytë, 25 vota kanë qenë pro Fehmi Kupinës së LDK-së për t’u zgjedhur kryesues. Për tu zgjedhur në këtë pozitë, Kupinës i duhet 26 vota.
Në votim kanë marrë pjesë 14 asamblistët e LDK-së, nëntë të PDK-së dhe nga një i Nismës dhe Lëvizjes për Bashkim.