Dhëndri i Trumpit po zhvillon një plan për Gazën e pas luftës

09 shtator 2025 | 08:40

Ministri i Jashtëm izraelit Ron Dermer (kryenegociatori dhe këshilltari kryesor i Netanyahut) u takua sot në Miami me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë Steve ëitkoff dhe Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump.

Takimi u bë për të diskutuar marrëveshjen e pengjeve, fundin e luftës në Gaza dhe planin amerikan për “ditën pas luftës”. Një zyrtar i lartë amerikan i tha Barak Ravid të Channel 12, duke shpjeguar se Kushner në fakt ka marrë “dritën jeshile” të Trump për të zhvilluar planin amerikan për Rripin e Gazës pas luftës.

Burimi deklaroi se Izraeli do të ketë ndikim në plan, “por nuk do të jetë plani i Bibit (Netanyahut), as i Dermerit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Holanda ka javën më të shkurtër të punës në Evropë,…