
Dhunuesit dhe shkatërruesit e shtetit!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
RTK – Shtëpi publike për prostitucion informativ: RTK-ja është kapur shumë keq nga pushteti prandaj me të drejtë e quajnë RTK apo Radio Televizioni i Kurtit. Emërimet, që nga pozita e drejtorit gjeneral janë bërë në baza të klientelizmit politik dhe partiak duke e shndërruar në shërbim ekskluzivisht të LV-së nga, në vend të emitimit të lajmeve për interes të publikut është përligjur një prostitucion informativ, fyes dhe i padurueshëm edhe për bordelet e nivelit zhglë. As në kohën e Rrahman Morinës nuk kishte këso kapje dhe kësi servilizmi ndaj pushtetit, që, pjesa dërrmuese e saj, nuk kanë kapacitet intelektual apo integritet profesional apo moral për ta artikuluar një porosi ose qëndrim politik që paraqet interes publik pavarësisht përcaktimit politik. Intervistat janë të kurdisura, bëhen vetëm kur pushtetit i vjen: “veja te b…a”, sa për t’i mundësuar apo lehtësuar daljen e vesë nga bytha e pushtetit. Një KM, tash deputet dhe kryetar i partisë që e ka pronësinë dhe cakton politikën redaktoriale të RTK-së, me 42 për qind të votave të fituara intervistat kryesore do të duhej t’i jepte në TV tjera e që kanë qëndrim opozitar , edhe ndaj qeverisë sikur edhe ndaj vet KM-it. Kështu e rikonfirmon besimin e të gjithëve duke iu nënshtruar gërshërëve të mendimit ndryshe e jo të intervistohet nga një llaskuc i marrëzuar nga lakmia për post që nuk zgjedhë mjete për të arritur këtë post duke dhunuar kapacitetin profesional, që pa asnjë dyshim e ka. Pas intervistës turpëruese dhe nënshtruese mbrëmë mund të shtrohet një pyetje: “a më i nënshtruar dhe poshtëruar është ndarë intervistuesi llaskuc, apo KM mashtrues …”. Që të dy kishin një zor të madh, i pari që përmes nënshtrimit të sigurojë një post, i dyti që përmes intervistës së sajuar, ta mashtrojë publikun…Mizerie!
Lenka “nacionale”: Për herë të 19-të nga oxhaku i Kuvendit të Kosovës doli tym i zi e që nënkupton, me pikëllim të thellë se Lenka Haxhiu nuk është votuar si Papeshë e këtij Kuvendi. Papa Leo Mesi i 14-të u zgjodh, Lenka Haxhiu jo e që konsiderohet si njëri ndër zhvillimet më dramatike në botë duke lënë në hije edhe zhvillimet në Ukrainë dhe Gazë. Thuhet se njëra ndër arsyet kryesore që kanë ndikuar në defaktorizimin e Musk dhe Grenell te biznesmeni Trump e që është edhe president i Amerikës është se nuk e kanë informuar krejt dhe drejt se opozita në Kosovë nuk po e voton Lenka Haxhiun për kryepapeshë të Kuvendit të Kosovës. Ky mosvotim, sipas biznesmenit Trump e rrezikon paqen dhe sigurinë në botë duke rrezikuar seriozisht interesin e shtetit amerikan në një vend ku më as qyqet nuk bëjnë vezë! Kurthi, edhe në bordelin informativ këmbënguli se nuk e ndërrojnë kandidaten shkaku se është gruaja më e votuar në Kosovë. Fatmirësisht se nuk e përmendi se është mbesa e Ahmet Haxhiut i cili paska qenë shok dhe bashkëluftëtar i Bacës Adem Demaçi që paska shpërndarë armë në Drenicë dhe e paska ndihmuar UÇK-në! Fort ia ndien Kurthit dhe Lenkës për Ahmet Haxhiun, Bacë Adem Demaçin dhe UÇK-në! Mos ta hapi thesin para kohe!
Po të isha në opozitë që në propozimin e parë e kisha votuar Lenka Haxhiun dhe qeverinë Kurthi 3 ndërsa në kohën e zgjedhjes së presidentit /es nuk ia kisha bërë kuorumin duke shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ky do të ishte veprimi i duhur dhe strategjikisht i dobishëm për opozitën. Qeveria Kurthi 3 do të jepej pas lakmisë dhe hajnisë sikur që do të vendosej në gijotinën e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit e cila falë injorancës së Kurthit, poshtërsisë së Bislimit dhe grabitçarëve mercenarë Weller dhe Surroi e bënë për lesh shtetin e Kosovës. Kërkesa e opozitës për një emër tjetër nga LV-ja është joserioze dhe arsyetim për mungesë guximi për marrje të vendimit. LDK-ja është më parimore sepse nuk kushtëzon me emra të përveçëm për faktin se e ka të qartë se të gjithë kandidatët e propozuar nga LV-ja janë Lenka apo marioneta të Kurthit që dallojnë vetëm me emër dhe numër rendor. Nuk kanë të drejtë as AAK-ja apo PDK-ja të propozojnë kandidatë në emër të LV-së. Kanë të drejtë ta votojnë, të mos e votojnë apo të abstenojnë. Në të kundërtën do të barazohen me një deputet, skajshmërisht analfabet intelektual dhe politik që, me tërë injorancën antologjike të dëshmuar gjatë çdo paraqitjeje publike, me kompetencë të deklarojë se cila parti opozitare është reformuar e cila jo. Topi i përgjegjësisë për mosformim të Kuvendit po bartet herë te pozita e herë te opozita. Realisht, në rrethana normale kjo do të ishte një çështje ceremoniale dhe teknike, në rrethana të një mjedisi skajshmërisht toksik që e ka krijuar LV-ja, është shndërruar në një armë kundër kundërshtarit armik. Opozita nuk e ka asnjë detyrim kushtetues, ligjor, njerëzor apo moral t’i bëjë votat pozitës nëse mungon një marrëveshje politike apo kur pozita ka qëndrim sadist ndaj opozitës. Këtë gjendje e kemi aktualisht sot dhe përgjegjësia është e pozitës. E shihni se si Kurthi po manipulon me marionetën numër 1 që po e keqpërdor mundësinë që i ka dhënë mosha me “udhëheqjen” e seancave të Kuvendit. Opozita mendon se marioneta numër 2 me emrin Lenka vullnetarisht do të keqpërdoret për ndonjë qëllim tjetër. Po këtu nuk përfundon tregimi, çdo deputet i LV-së do të pranojë të bëhet marionetë e Kurthit sepse pa Kurthin nuk do të kishin rastin as të bëhen marioneta! Kurthi po e përdorë metodën e rraskapitjes së opozitës, deri në dorëzim apo korruptim moral dhe politik të ndonjë mercenari opozitar. Prandaj, përmes ftesës që i bënë LDK-së për koalicion, në fakt dëshiron ta fusë LDK-në në një krizë dhe përçarje të brendshme duke llogaritur se brenda LDK-së ka të tillë që duan të transformohen në kondomë të Kurthit, për një bythë karrige. Kurthi fuqishëm po e kundërshton koalicionin me PDK-në ndonëse PDK-ja kurrë dhe asnjëherë nuk është deklaruar se dëshiron të bëhet pjesë e promiskuitetit politik të Kurthit. Në menynë ushqimore të Kurthit, LDK-ja konsiderohet si ushqim i shpejtë – fast food dhe lehtësisht i tretshëm. E pati provuar dikur me kuzhinieren Vojsa Osmani. Nismën ka plane ta fusë më lojë: “për ta kaluar lumin….”, pastaj vjen ajo e famshmja: “e kalova lumin, ta q…sha Nisma-n..”. Thotë se Nisma i ka tre deputetë andaj nuk mund ta ketë kryetarin e Kuvendit sepse do të fyheshin mendermethënë partitë Guxo dhe Alternativa me Radoiçiqin. Guxo i ka dy anëtarë kryetarë, Donikë Zezën dhe Faton si Pecin. Harrova se iu është bashkangjitur edhe një dhunues pedofil, me letra që referencën kryesore, përveç integritetit jomoral që ia ka vërtetua gjykata, është se është urryes i madh i UÇK-së. Në rrethanat e tashme opozitës i konvenojnë zgjedhjet, Kurthit jo. Opozitës i konvenojnë zgjedhjet në vitin 2026 Kurthit i konvenojnë nëse i kurdisë me ato të zgjedhjeve lokale. Kurthit i konvenon ky vakum institucional, për ta fajësuar opozitën, për ta forcuar ndjenjën e të qenit viktimë, për të mos e zbatuar Marrëveshjen e Brukselit dhe për të shpëtuar nga Dubrava 12 katë. Prandaj opozita nuk duhet të bëjë koalicion me LV-në në asnjë rrethanë. Prandaj opozita duhet ta votojë kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë Kurthi 3 me jetëgjatësi deri në prill të vitit 2026. Opozita nuk duhet të ketë frikë se mund të akuzohet se po e saboton shtetin, përkundrazi, me një qëndrim dhe veprim parimor opozitar mund ta shpëtojë shtetin. Dhunuesit dhe shkatërruesit e shtetit kanë një emër dhe një adresë, është pushteti aktual.
Nexhi, Komandant i Zonës Operative të Shumadisë, bashkë me Vojvodën çetnik Marko Gjuriq: Vetëm tash po e kuptoj dhe po besoj kur Nexhi thoshte se do të luftonte kundër Shqipërisë. Edhe te Alkimisti i Paolo Koelhos nuk është arritur qëllimi që nga hekuri të bëhet ari – dukati. As te ne askush nuk bindet dhe beson se nga m..i , bëhet baroti. Nuk ka alkimi që e bënë këtë!