
Dier ndan rrugët me Bayernin
Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Eric Dier, do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, konfirmoi klubi nga Bundesliga.
Pas bisedimeve për një rinovim të mundshëm të kontratës, Dier ka vendosur të largohet dhe të lërë klubin pas përfundimit të marrëveshjes.
Dier, i cili u huazua fillimisht nga Tottenham Hotspur në janar 2024, dhe më pas nënshkroi një kontratë të përhershme me Bayern Munich, ka zhvilluar 45 ndeshje për ekipin gjerman dhe ka shënuar dy gola.
Ai ka mundësinë të fitojë titullin kampion të Bundesligas këtë sezon.
“Ka qenë një djalë i shkëlqyer dhe e kemi kaluar shumë mirë bashkë. Shpresojmë që ai ta kurorëzojë kohën e tij me ne me titullin e parë të karrierës”, tha Christoph Freund, drejtor sportive i Bayern Munich.