Digjet administrata dhe një pjesë e madhe e punëtorisë së “Comodita”-s në Gjakovë

08 janar 2026 | 18:27

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë objektin e kompanisë “Comodita” në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët kanë vënë në lëvizje menjëherë ekipet emergjente të zjarrfikësve të Gjakovës, të cilëve u kanë ardhur në ndihmë edhe zjarrfikës nga Rahoveci, si dhe ekipet e KFOR-it turk.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, si dhe njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me sigurimin e zonës dhe hetimin e shkaqeve të zjarrit.

Sipas informacioneve të deritanishme, është djegur tërësisht administrata e kompanisë, ndërsa zjarri ka vazhduar të përhapet edhe në një pjesë të madhe të punëtorisë. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Dëmet materiale vlerësohet se do të jenë shumë milionëshe, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë për lokalizimin e plotë të zjarrit dhe sqarimin e rrethanave që çuan në këtë incident.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në takim…