“Fillimisht vizitova ushtarët në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu”, ku u mirëprita nga Nënkoloneli Basri Topalli. Në vijim vazhdova për vizitë tek zyrtarët policorë Stacionin e Policisë në Ferizaj ku më mirëpriti Kapiteni Ismet Dervishi. Prej aty, ndalova për një qëndrim të shkurtër edhe tek trupat e zjarrfikësve në Njësitin për Zjarrfikje dhe Shpëtim në Ferizaj, ku bashkëbiseduam me ta dhe me Drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj. Pas këtyre vizitave, për vizitë shkova edhe në Pikën Kufitare në Han të Elezit, ku takova zyrtarë policorë me në krye Drejtorin e Policisë Kufitare në Jug, Rexhep Sijarina me Shefin e Ndërrimit Afrim Halili si dhe oficerët doganorë që sonte janë në krye të detyrës, me Udhëheqësin e Ndërrimit, Faton Piraj. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shpreha respektin, vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë shërbyesit publikë që edhe në orët festive mbeten në krye të detyrës, duke garantuar sigurinë, rendin dhe qetësinë në vendin tonë, si dhe njëkohësisht u urova Vitin e Ri, duke u dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të shumta të gjithëve. Ju faleminderit për profesionalizmin dhe kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Basha në “Facebook”.