
Dinamit Gubetini, kandidat i PDK-së për asamble në Prishtinë me numër 54
29 shtator 2025
| 12:55
Dinamit Gubetini është dizajner grafik i cili aktualisht punon si freelance. Me më se 7 vite përvojë në sektorin e teknologjisë, ai në të kaluarën ka shërbyer në role të ndryshme si Professional Service Associate në Fresha, asistent i logjistikës në AMC dhe menaxher i rrjeteve sociale në Hortikulturë.
Interesat e tij lidhen me fuqizimin e rinisë në teknologji digjitale, krijimin e lagjeve funksionale dhe përkrahjen e eSports.
Banor i lagjes Bardhosh, Dinamitii është bashkuar ekipit të Uranit për të sjellë përvojën e tij në komunikim, inovacion dhe digjitalizim, me synim përfaqësimin e një gjenerate të re profesionale dhe dinamike.
Në zgjedhjet lokale ai garon në listën e PDK-së në Prishtinë me numër 54.