
Diplomati indonezian në Peru q*llohet jashtë shtëpisë së tij
Një diplomat që punonte në ambasadën indoneziane në Lima u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në një lagje të kryeqytetit peruan të hënën në mbrëmje.
Shefi i policisë David Guivar, duke folur në transmetuesin publik TV Peru, tha se ishte e mundur që të ishte një “larje hesapesh”. Diplomati po kthehej në shtëpi me biçikletë kur u qëllua nga një burrë që iku me motoçikletë me një bashkëpunëtor, sipas pamjeve të transmetuara nga mediat lokale.
Zetro Leonardo Purba, 40 vjeç, jetonte në Peru me familjen e tij që nga prilli. Ministria e Jashtme tha se masat e sigurisë rreth misionit diplomatik indonezian do të shtoheshin dhe se ambasadës do t’i ofrohej “e gjithë ndihma dhe mbrojtja e nevojshme”. Peruja po përballet me një rritje të krimit, veçanërisht zhvatjes.