Disa rrugë në Drenas të pakalueshme, Lladrovci apelon: Respektoni udhëzimet për ndalim qarkullimi

10 janar 2026 | 20:14

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët qytetarët të respektojnë udhëzimet për ndalim qarkullimi në disa rrugë.

Lladrovci ka theksuar se personat që nuk respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet do ta bartin vetë përgjegjësinë pasi Policia e ka te pamundur te jete e pranishme në secilën pikë.

“Qytetarë të nderuar, mos kaloni kah “Ura e Senikëve” në drejtimin që lidh fshatrat Korroticë e Poshtme dhe Shtrubullovën për shkak të gërryerjes së bazës së saj nga ujërat dhe dëmtimit të rrugës që lidh këtë aks rrugor.“Ura e Senikëve” nuk është e sigurt dhe paraqet rrezik. Ju lutemi të shfrytëzoni rrugën në drejtim të fshatit Llapushnik – Krajkovë – Damanek – Baicë -Çikatovë e Re.Personat që nuk respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet do ta bartin vetë përgjegjësinë. Policia e ka te pamundur te jete e pranishme në secilën pikë.Rruga Drenas – Komoran kalohet me vështirësi.Aktualisht mbesin të pakalueshme këto rrugë:Drenas – Guri i Plakës, Drenas – Kroi i Mbretit,Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, dheRruga që lidh Komorani 1 me Komoranin 3” shkruan Lladrovci.

Njoftimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Arsim Bajrami ka folur lidhur me mbajtjen në paraburgim…