Diskriminim edhe në truallin e përjetshëm

08 maj 2023 | 22:04

Shkruan: Arieta Mjeku – Azizi

I gjalli me të gjallin, i vdekuri me të vdekurin!

Të gjithë, pa dyshim jemi të vdekshëm, por e mira e gjithë kësaj është që, nuk e dimë saktësinë dhe shkakun e saj.

Natyra është një trase me lule, por nuhatjen e saj e bën në mënyrën e vet, gjithësecili prej nesh. Do ishte mirë edhe pse aspak në dorën tonë, që vdekja të ” trokas” me rend, por ja që nuk varet nga asnjëri prej nesh. E dhimbshme!

Vdekja është aq e ftohtë për të gjallët, saqë ndonjëherë merr tatëpjetë shpirtërore/emocionale. Ajo merret më shtruar, kur ne besojmë në diçka apo edhe në një jetë pas vdekjes.

Zakoni më i çmuar te ne është e pamja, edhe pse në shikim të parë duket budallallëk, por s’ka të bëjë me të aspak. Aq më të lehtë ua bën të gjallëve jetesën e aq më të vogël dhembjen. Andaj, e çmoj shumë, nga përvojat jetësore.

Nuk ka gjë më të dhimbshme sesa kur një familje humb më të dashurën/in e tyre. Por, ja që jemi krijuar të jetojmë e të vdesim si çdo qelizë tjetër.

Vendi i varrezave po bëhet gjithnjë e më i gjerë, sepse që të gjithë në pajtueshmëri me ligjet natyore, një ditë vendin e kemi aty.

Sa të jemi gjallë e shëndosh, nuk është mirë të lodhim kokën për vendet e përjetshme, por assesi nuk duhet harruar që jemi të vdekshëm.

Diskriminim përtej diskriminimi bëhet në truallin e përjetshëm. Vizitojmë njerëzit, familjarët e miqtë dhe kur këmba jote shkel në trojet e përjetshme, aty ndarja e tyre nuk bëhet drejt dhe njejtë, edhe pse jemi të njejtë, pra lindim dhe vdesim.

Kur një i ri apo e re humb jetën në rrethana të ndryshme, e që dhimbja është e padiskutueshme dhe e pa krahasueshme, të gjithë ne qajmë, sepse nuk e përceptojmë humbjen e jetës në moshë të re. Me të vërtetë e dhimbshme!

Një është e pakuptueshme, pse duhet një njeri i pasur të gdhendë gure varresh prej më të shtrenjtëve, derisa një i varfër mezi gjen vend e njerëz që të gërryejnë tokën dhe të vendosin apo fare një kurorë lulesh!?

Vizitojmë varrezat, ngase të gjithë kemi aty dikë të shtrenjtë që kemi humbur, por  a do ishte më humane, më e pranueshme, më solidare që të ketë një standard për të gjithë ata që nuk janë në mesin tonë.

Sepse, ka shumë njerëz të varfër e me zemër të madhe që “lakmon”, që edhe varri i familjarit të tij të duket si ”mbretëri“.

Ne jemi ushtarë të universit, ne kemi lindur njerëz dhe do vdesim një ditë.

Atëherë të vendoset një standard varresh, ku të gjithë të kenë dashurinë dhe dhimbjen njësoj.

Në fund të fundit, jemi që të gjithë qenie njerëzore.

Stop diskriminimit në varre!

Krijoni standard të thjeshtë, të përballueshëm për të gjithë!

Heronjtë e dëshmorët e Kombit janë diçka tjetër!

Varrezat për ne të tjerët duhet të jenë troje të njejta!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Projekligji për…