Diskutohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit

30 maj 2025 | 15:44

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi së bashku me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, kanë pritur në vizitë zyrtare prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupco Kocevski, kreun e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, Islam Abazi dhe prokuroren e kësaj prokurorie, Marija Gjorgeva.

Palët kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional veçmas në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe çështjeve të tjera me interes të ndërsjellë.

“Gjithashtu, u theksua edhe rëndësia e shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të koordinimit në hetimet e përbashkëta, me qëllim të luftimit efektiv të veprave penale që cenojnë juridiksionet e të dyja vendeve. Ky takim përbënë një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në fushën penale mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe harmonizimit të veprimeve të përbashkëta në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit”, ka njoftuar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Ferizaj…