Distria Krasniqi arrin gjysmëfinalen në Zagreb
14 nëntor 2025
| 13:47
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, ka shkëlqyer në garën e parë të xhudos Grand Prix Zagreb 2025, që po mbahet në kryeqytetin kroat.
Siç ka bërë të ditur Federata e Xhudos, Krasniqi ka arritur të kalojë në gjysmëfinale duke mposhtuar garuesen braziliane në kategorinë deri 52 kilogramë, po ashtu edhe atë franceze.
Kosova do të paraqitet me një ekip prej gjashtë xhudistësh,ndërsa sot përveç Krasniqit do marrë pjesë edhe Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi.




