Distria Krasniqi e fiton medaljen e bronztë në Evropian

19 nëntor 2020 | 16:29

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në kategorinë deri në 48 kilogramë, pasi e mposhti në Pragë të Republikës së Çekisë, xhudisten franceze Melanie Clement.

Kjo është medalja e dytë për Krasniqin në Kampionat Evropian, pas të argjendtës që e kishte fituar në vitin 2018 në Tel Aviv të Izraelit.

24-vjeçarja u befasua nga Shirine Boukli, e cila e mundi në çerekfinale. Rundin e parë Krasniqi e kaloi pa luftë, ndërsa çerekfinalen e arriti pas fitores kundër Aisha Gurbanlin në luftën e parë të saj në këtë Evropian. Pas humbjes në çerekfinale, ajo u plasua direkt në gjysmëfinale për medaljen e bronztë, ku e mundi rusen Irina Dolgova për një vend në finale. Ndaj Clement, Krasniqi fitoi pa shumë telashe dhe pas pak më shumë se një minute, kur e hodhi në dysheme dhe fitoi me dorëzim.

Ndërkohë, Flaka Loxha në luftën e dytë u mposht nga Julia Kopalczyk me një waza-ari. Loxha në raundin e parë në kategorinë deri 57 kilogramë e kishte mposhtur ukrainasen Mariia Skora. Të premten garon Loriana Kukan ë kategori deri 78 kilogramë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur…