Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në botëror!

14 qershor 2025 | 18:40

Në një rrugëtim të jashtëzakonshëm, Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror për Senior në Budapest, duke fituar medaljen e argjendtë dhe duke vulosur edhe një herë emrin e saj në historinë e sportit kosovar.

Distria ishte e lirë në xhiron e parë. Xhiron e dytë, e nisi fuqishëm duke mposhtur brazilianen Jessica Pereira, më pas kaloi me dominim xhudisten nga Porto Riko, Francine Echevarria.

Në çerekfinale mposhti vendasen Réka Pupp, kurse në gjysmëfinale triumfoi ndaj spanjolles Ariane Toro Soler.

Në finalen e madhe, pas një ndeshjeje të fortë dhe të luftuar deri në fund, Distria u mposht nga japonezja Uta Abe, duke e përfunduar kampionatin me medaljen e argjendtë.

Me guxim dhe përkushtim, Distria edhe një herë na bëri krenarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr i madh përfshiu një kullë në Dubai, duke…