Distria Krasniqi në finale të Grand Prix Zagreb 2025
14 nëntor 2025
| 15:46
Distria Krasniqi ka siguruar finalen e Grand Prix Zagreb 2025 pas një dite perfekte në tatami, ku tregoi superioritet të plotë ndaj çdo kundërshtareje.
Në gjysmëfinale, kampionja olimpike mposhti me Ippon italianen Gaia Stella, duke vazhduar rrugëtimin e saj mbresëlënës në kategorinë -52 kg, shkruan Gazeta Express.
Tani, Distria do të luftojë për medaljen e artë në finale, ku do të përballet me një tjetër rivale nga Italia, Reka Pupp.
Kosovarja po synon një tjetër triumf madhështor në garat ndërkombëtare, duke dëshmuar edhe një herë se mbetet ndër xhudistet më të forta në botë.



